| Meçan Hoxha | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Meçan Hoxha |
| Vendlindja: | Vlorë |
| Datëlindja: | 1916 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Armik i popullit dhe i pushtetit ka kryer këto faje: ka pasë lidhje me organizatën reaksionare të Tiranës, filloi organizimin e saj në Vlorë në lidhje me Abdurrahman Kreshpën, ka marrë udhëzime, ka bërë mbledhje, dhe jo vetëm nuk e dorëzoi këtë organizatë antipopullore, por dhe vazhdoi aktivitetin e tij derisa u arrestua” |
| Dënimi: | 15 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 132 |
| Data e Vendimit: | 17/6/1946 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake Vlorë |
| Gjyqi i dytë | |
| Dënimi: | 4 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 27/4/1949 |
Lindi më 1916, në Vlorë. Diplomuar për agronomi. Më 17 qershor 1946, me vendim nr. 132, Gjykata Ushtarake Vlorë e dënoi “se si armik i popullit dhe i pushtetit ka kryer këto faje: ka pasë lidhje me organizatën reaksionare të Tiranës, filloi organizimin e saj në Vlorë në lidhje me Abdurrahman Kreshpën, ka marrë udhëzime, ka bërë mbledhje, dhe jo vetëm nuk e dorëzoi këtë organizatë antipopullore, por dhe vazhdoi aktivitetin e tij derisa u arrestua”, me 15 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave për aq kohë. Më 27 prill 1949, dënimi iu zbrit në 4 vjet burg dhe punë të detyruar.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist III (Tiranë: ISKK, 2014), 263.
