| Matia Markaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Matia Markaj |
| Vendlindja: | Tropojë |
| Vendbanimi: | Lushnje |
| Datëlindja: | 1938 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 1948 |
| Fundi i Internimit: | 1955 |
| Akuza: | "Motive politike " |
Lindi në vitin 1938, në Tropojë. Në zbatim vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komsioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 20, datë 10 shkurt 1993, vendosi t’i njohë kohën e internimit për motive politike nga Bajram Curri në rrethin e Lushnjës, prej vitit 1948 deri më 1955.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 213
