Ka marrë pjesë në rezistencën që iu bë partizanëve për të hyrë në Shkodër, të organizuar në Pishat e Beltojës në Nënshkoder më 16 janar 1945 nga Q. Kazazi, Abaz Ermenji e Ded Shabani.

Pjesëmarrësit u kapën nga forcat partizane pak ditë pas rezistencës. Mes tyre ishte edhe Mati Loro Simoni. U dënua me pushkatim, por më vonë ia kthyen në 30 vjet burg që i ka bërë në Beden të Kavajës duke tharë kënetën. Aty është torturuar dhe ka vdekur i çmendur në spitalin e Durrësit.

Kufoma duhej të kryente dënimin prej 30-vjetësh, i varrosur në Durrës afër varrezave të ushtarëve italianë të rënë në vitin 1939.

Të afërmit e Mati Loros, përmes rojës së varrezave, kanë arritur ta identifikojnë varrin dhe djali i Matisë, Gasper Lorja nga Bërdica e Shkodrës, bashkë me një bashkëfshatarin e vet, D. M. kanë shkuar në varrezat e Durresit, kanë zhvarrosur e eshtrat dhe i kanë futur në një thes lini. Përmes një shtrëngate shiu, në një kamion mallrash, i kanë sjellë eshtrat në fshatra. Kanë shkruar te famullitari i kishës, Don P. Zojsi për t’i lënë atë mbrëmje eshtrat bashkë me thes në kishë, po prifti, nga frika, kur ka marrë vesh ngjarjen, nuk i ka lejuar.

Dy eshtërsjellësit kanë gjetur te një familjar kazëm e lopatë e për gjithë natën i kanë varrosur eshtrat.

Edhe sot, te varret katolike të fshatit, dihet vendi ku janë vendosur eshtrat e Mati Simonit.

Burimi: Nga familja
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.