| Marta Doda | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Marta Doda |
| Vendlindja: | Shkodër |
| Datëlindja: | 1884 |
| Datë Vdekja: | 1960 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 1/01/1947 |
| Akuza: | "Armike e popullit" |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 368 |
| Data e Vendimit: | 16/08/1947 |
| Gjykata: | Gjykata ushtarake e Shkodrës |
Lindi më 1884, në Shkodër. Studioi në Itali dhe Austri. Në vitin 1910, themeloi në Shkodër shoqatën e parë të grave shqiptare. U arrestua më 1 janar 1947; më 16 gusht 1947, me vendim nr. 368, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e dënoi si "armike e popullit", me 10 vjet burg dhe konfiskimin e pasurisë; nuk tregoi strehimin e Gjeneral Prenk Pervizi. Vuajti 7 vjet burg. Tre anëtarët e familjes, ishin të gjithë të burgosur: Dr. Ahmet Sadedini dhe vajza e saj Frida. Vdiq më 1960.
Burimi: Fatbardha Saraçi Mullet: Kalvari i grave në burgjet e komunizmit, bot. i dytë: ISKK, Tiranë 2013, f. 243, 244; AISKK, F. V. D. Fl
