| Marku Mëhill | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Marku Mëhill |
| Vendlindja: | Qelëz ,Pukë |
| Vendbanimi: | Pukë |
| Datëlindja: | 1/7/1916 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Strehim dhe furnizim kriminelesh" |
| Dënimi: | 25 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr 265 |
| Data e Vendimit: | 29/6/1949 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
| Gjyqi i dytë | |
| Data e Arrestimit: | 11/10/1974 |
| Akuza: | "Tradhëti ndaj atdheut në formë arratisjeje të mbetur në përgatitje". |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 36 |
| Data e Vendimit: | 25/11/1975 |
| Gjykata: | Gjykata e Rrethit të Pukës |
| Data e Lirimit: | 1984 |
Lindi në Qelëz të Pukës, më 1 korrik 1916. Me vendim nr 265, datë 29 qershor 1949, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me 25 vjet privim lirie (punë të detyryar) dhe humbjen e të drejtave civile për 5 vjet kohë "strehim dhe furnizim kriminelesh". Më 11 tetor 1974 u arrestua sërish, dhe me vendim nr. 36, datë 25 nëntor 1975, Gjykata e Rrethit të Pukës e dënoi me 10 vjet heqje lirie, si dhe 5 vjet heqjen e së drejtës elektorale, "tradhëti ndaj atdheut në formë arratisjeje të mbetur në përgatitje".
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 227
