| Marka Ndoj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Marka Ndoj |
| Atësia: | Gjokë |
| Vendlindja: | Fan |
| Datëlindja: | 1895 |
| Datë Vdekja: | 15/5/1947 |
| Ekzekutimi | |
| Akuza: | "Motive politike" |
| Data Ekzekutimit: | 15/5/1947 |
Lindi në Petoq të Fanit, në vitin 1895. Në mars 1946, u bashkua me forcat antikomuniste, bashkë me të birin, Zefin, djalin e të vëllait, Frrokun dhe Prengë Gjokë Gegën. Në këtë kohë, iu konfiskua malli i shtëpisë. U vra më 15 maj 1947, në Srriqe të Fanit, ku çeta e tij ra në pritë të forcave të ndjekjes.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2016), 28
