Mark Shantoja | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Mark Shantoja |
Atësia: | Viktor |
Vendlindja: | Tiranë |
Vendbanimi: | Shkodër |
Datëlindja: | 1932 |
Në vitin 1952 u përjashtua nga shkolla e mesme dhe më pas u arrestua për veprimtari kundër regjimit komunist. Bashkë me disa të rinj kishin krijuar një organizatë që shpërndante trakte me përmbajtje kundër politikave të regjimit komunist në vend. U dënua me burg.
Pas dy vitesh, arrestojnë dhe dënojnë edhe të atin, ish-oficer, i cili ndërroi jetë në burg.
Familja e Mark Shantojas ishte në shenjestrën e Sigurimit si të afërm të klerikut të pushkatuar, Lazër Shantoja. Ata u dëbuan nga Tirana në vitin 1946 dhe jetuan në Shkodër. Motra e tij, Klotilde Shantoja ishte një nga këngëtaret e njohura amatore të Shtëpisë së Kulturës Shkodër, por pas vitit 1958, asaj iu ndalua përgjithmonë skena.
Burimi: Kalvari i grave në burgjet e komunizmit, Fatbardha Saraçi Mulleti, ISKK