| Mark Nika | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Mark Nika |
| Vendlindja: | Malësi e Madhe |
| Datëlindja: | 1885 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 5/2/1945 |
| Akuza: | "Motive politike" |
| Data e Lirimit: | 3/3/1948 |
Lindi më 1885, në Dedaj të Malësisë së Madhe. Më 30 maj 1994, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të dënimit të tij me burg për motive politike, prej 5 shkurtit të vitit 1945 deri më 3 mars 1948.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2016), 99
