| Mark Ndreka | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Mark Ndreka |
| Vendlindja: | Shkodër |
| Datëlindja: | 1886 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Armik i popullit" |
| Dënimi: | 3 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 216 |
| Data e Vendimit: | 25/9/1945 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Shkodrës |
Lindi në vitin 1886, në fshatin Rrjoll të Shkodrës. Me vendim nr. 216, datë 25 shtator 1945, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi "armik të popullit", dhe e dënoi me 3 vjet burg me punë të rëndë, humbjen e të drejtave qytetare-politike baraz me kohën e ndëshkimit dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2016), 49
