| Mark Mustafa | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Mark Mustafa |
| Vendlindja: | Pukë |
| Datëlindja: | 1908 |
| Datë Vdekja: | 17/3/1945 |
| Ekzekutimi | |
| Akuza: | "Motive politike" |
| Data Ekzekutimit: | 17/3/1945 |
Lindi në Bugjon të Pukës, në vitin 1908. Më 6 mars 1993, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi vërtetimin e faktit të ekzekutimit të tij pa gjyq për motive politike më 17 mars 1945.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 428
