| Mark Koliqi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Mark Koliqi |
| Vendlindja: | Berishë, Pukë |
| Datëlindja: | 1908 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Strehim të kriminelëve dhe agjentëve të ardhur nga Jugosllavia" |
| Dënimi: | 3 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 38 |
| Data e Vendimit: | 19/02/1952 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Shkodrës |
| Gjyqi i dytë | |
| Data e Arrestimit: | 1963 |
| Akuza: | "Agjitacion e propagandë" |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 49 |
| Data e Vendimit: | 16/11/1963 |
| Gjykata: | Gjykata e Shkodrës |
Lindi në vitin 1908, në Berishë të Pukës. Më 19 shkurt 1952, me vendim nr. 38, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor "për strehim të kriminelëve dhe agjentëve të ardhur nga Jugosllavia" dhe e dënoi me 3 vjet burg dhe punë të detyruar. U arrestua sërish më 1963, dhe më 16 nëntor të po atij viti, me vendim nr. 49, Gjykata e Shkodrës e deklaroi fajtor "për agjitacion e propagandë" dhe e dënoi me 10 vjet burg dhe konfiskimin e pasurisë.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 294
