Mark Hajdari | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Mark Hajdari |
Atësia: | Preng |
Vendbanimi: | Puke |
Gjyqi | |
Akuza: | “Ka strehuar dhe furnizuar të arratisurit” |
Dënimi: | 10 vjet Burg |
Vendimi: | Nr. 113, Gjykata Ushtarake Shkodër, 25 qershor 1952 |
Lindi më 1894, në Pukë. Më 12 korrik 1946, me vendim nr. 58, Komiteti Ekzekutiv i K.P. i Nën-prefekturës së Pukës, urdhëroi «sekuestrimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, të sabotatorit të pushtetit dhe të arratisurit brenda shtetit», Mark Hajdarit. Më 25 qershor 1952, me vendim nr. 113, Gjykata Ushtarake Shkodër e dënoi “se ka strehuar dhe furnizuar të arratisurit”, me 10 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2014, D 8. Fl. 551-552; Gazeta Zyrtare, 5 gusht 1946, f. 1