Dy vitet e para shkollore i kreu në shkollën te kisha e Rubikut, i zgjedhur nga familjet më me emër. Nga atje shkoi në konviktin e Maleve Tona Shkodër, ku kishin pasur drejtor Mirash Ivanajn. Vazhdoi në Tiranë dhe në Itali shkollën ushtarake me kohë të shkurtër. Mbas shkollimit, punoi në Mifol e Vlorë si "postë-komandant". Vazhdoi "adjutant" i Kol Bib Mirakës dhe Mustafa Krujës. Mustafain e ka përcjellë për të kaluar Hanin e Hotit, ngaqë hyri komunizmi. Iu përgjigj thirrjes “kush nuk ka lyer duart me gjak, nuk do të ketë pasoja”. Meqenëse ishte ushtarak, e futën në Shkollën e Bashkuar për ta arrestuar: Mihallaq Ziçishti, në verën e 1945, brenda 6 muajve. Pretenca e prokurorit ishte pushkatim. Si ushtarak që nuk kishte lyer duart me gjak iu fal jeta duke e dënuar 101 vjet, iu konfiskua pasuria në tërësi dhe iu hoqën të gjitha të drejtat civile.

Filloi vuajtjen e dënimit në burgun ushtarak në Tiranë. E dërguan në burgun e zi të Burrelit siç e quante ky vetë, se nuk kishte as dritë elektrike në atë kohë. Ndriçimi bëhej me bishtukë të mëdhenj me vajguri. Në vitet ‘50 u lirua nga burgu në Beden, nga puna e sforcuar për hekurudhën. Kaloi jetën në vendlindje duke iu privuar çdo e drejtë, atij dhe familjes, deri në vitin 1991. Ndërroi jetë në vitin 2009.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.