| Mark Alija | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Mark Alija |
| Vendlindja: | Mamurras , Kurbin |
| Datëlindja: | 3/2/1939 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 24/4/1958 |
| Akuza: | ° Tradhti ndaj atdheut, tentative për arratisje° |
| Dënimi: | 6 vjet Burg |
| Vendimi: | 11 qershor 1958 Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë |
Lindi më 3 shkurt të viti 1939, në Mamurras të Kurbinit. U arrestua më 24 prill të vitit 1958. Më 11 qershor 1958 Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e dënoi «për tradhti ndaj atdheut mbetur në fazën e përgatitjes për t’u arratisur jashtë shtetit me 6 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme dhe me humbjen e së drejtës elektorale për dy vjet kohë. U lirua më 2 qershor 1963. Që pas daljes nga burgu, e deri në vitin 1990 punoi si specialist ndërtimi në Ndërmarrjen NSHN Banesa të Laçit. Në vitin 1992 u emërua drejtor i Ndëmarrjes Komunale të Laçit. Në vitin 1995 u emërua shef i administratës në Drejtorinë e Personelit të Ministrisë së Jashtme. Më 1997, me kërkesën e tij u largua nga ai dikaster dhe u emërua shef i shërbimeve dhe marrëdhënieve me jashtë, si dhe nënkryetar në Bashkinë e Mamurrasit. Më 2006 filloi punë në drejtorinë e Shërbimit Diplomatik. Është autor i librave: «Saipi» (tregime), «Kodra e Kovaçit» (roman), «Dasëm në vjeshtë» (roman; Enti Botues «Gjergj Fishta»).
