| Marin Sirdani | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Marin Sirdani |
| Atësia: | Dakë |
| Vendlindja: | Guci |
| Datëlindja: | 15/1/1885 |
| Profesioni: | Klerik, historian |
| Datë Vdekja: | 14/2/1962 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | Françeskan e prift i Kishës katolike |
| Dënimi: | 2 vjet Burg |
Atë Marin Sirdani lindi më 15 janar 1885 në Guci. I biri i Dakës dhe Marie Smajlit dhe vëlla i Aleksandrit. Studioi në kolegjin Françeskan në qytetin e Shkodrës. Pësoi përndjekje të ashpër nga sistemi, ndërsa u burgos për dy vjet vetëm pse ishte françeskan e prift i Kishës katolike. Në sulmin e vazhdueshëm, përndjekjen dhe survejimin nga ish-anëtarë të sigurimit më 14 shkurt të vitin 1962, Atë Sirdani ndërroi jetë, duke lënë pas vepra të njohura dhe studime të thelluara.
Burimi: https://kujto.al/ate-sirdani-kleriku-qe-shkroi-per-skenderbeun-u-burgos-e-perndoq-ne-diktature/
