E lindur ne Itali, ku u njoh me skulptorin shqiptar Sabri Tuçi, kur ky kryente studimet në Romë në Akademinë e Arteve të Bukura, ndërsa ajo ishte modele. Me të mbaruar studimet, Sabriu erdhi në Shqipëri së bashku me bashkëshorten e tij Maria (Iorio) Tuçi. Në vitin 1946, u zhvendosën nga Kruja në Durrës, ku jetuan familjarisht.

Maria u arrestua në verën e vitit 1969 dhe u dënua me 10 vjet heqje lirie me akuzën "tradhti ndaj atdheut". "E dënuan me tre akuza të rënda: Për agjenturë, si agjente italiane që i jepte informacion ambasadës, agjitacion e propagandë dhe kontrabandë... me akuzën që tregtonte rroba, dhe bëhet fjalë për ato pak rroba të përdorura që i vinin nga Italia, të cilat ajo i shiste, si ndihmë financiare për të mbajtur familjen"-ka thënë e bija, Anna, në një intervistë për Uvil Zajmi, publikuar në gazetën Panorama.

Bashkëshortit, Sabri Tuçi i hoqën të drejtën e ushtrimit të profesionit dhe të ekspozimit të veprave, i morën studion ku punonte dhe e detyruan të divorcohej me bashkëshorten e tij.

Maria e vuajti dënimin në burgun e grave në Kuçovë. U lirua më 1979, duke e kryer të plotë dënimin pa asnjë ditë ulje. Në atë kohë ishte 60 vjeçe.

Në vitin 1989, u kthye në Itali ku edhe u shua në moshën 84-vjeçare.

Burimi: https://durreslajm.al/sabri-tuci-nje-jete-ne-retrospektive/; https://www.panorama.com.al/nga-pasarelat-e-modes-te-divorci-dhe-burgosja-per-10-vite-ne-shqiperi-e-bija-rrefen-drame-e-italianes-marie-tuci/
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.