| Mareglen Ndreu | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Mareglen Ndreu |
| Vendbanimi: | Fier |
| Datëlindja: | 1972 |
| Fundi i Internimit: | 30/9/1991 |
| Akuza: | "Motive politike " |
Lindi më 1972. U dëbua për motive politike. Me vendim nr. 14, datë 29 korrik 1992, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit në Fier prej lindjes deri më 30 shtator 1991. Dëbuar bashkë me prindërit.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2016), 62
