| Marash Mici | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Marash Mici |
| Vendlindja: | Nicaj , Shalë |
| Vendbanimi: | Berat |
| Datëlindja: | 1913 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 1/2/1945 |
| Fundi i Internimit: | 25/12/1947 |
| Akuza: | "Motive politike " |
Lindi në Nicaj të Shalës, në vitin 1913. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni ikrijuar për verifikimin e kohës së vuajtjessë dënimit administrativ, me vendium nr. 22, datë 8 prill 1993, vendosi t’i njohë kohën e internimit për motive politike nga rrethi i Shkodrës në rrethet e Tiranës e të Beratit, prej datës 1 shkurt 1945 deri më 25 dhjetor 1947.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 340
