| Mara Melyshi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Mara Melyshi |
| Atësia: | Hajdar |
| Vendlindja: | Fan, Mirditë |
| Vendbanimi: | Lezhë |
| Datëlindja: | 24/1/1923 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 10/9/1945 |
| Fundi i Internimit: | 10/5/1950 |
| Akuza: | "Motive politike " |
Lindi më 24 janar 1923, në Fan të Mirditës. U internua për motive politike. Me vendim nr. 28, datë 18 prill 1994, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi Mirditë në rrethin Berat dhe Tepelenë, prej 20 shtatorit të vitit 1945 deri më 10 gusht 1947, dhe nga rrethi Mirditë në Rubik e Lezhë, prej 10 shtatorit të vitit 1945 deri më 10 maj 1950.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 335
