| Maliq Mezini | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Maliq Mezini |
| Vendlindja: | Vlorë |
| Vendbanimi: | Vlorë |
| Datëlindja: | 1916 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Armik i popullit, gjatë okupacionit ka marrë pjesë aktive me Ballin Kombëtar, pas çlirimit ka mbajtur lidhje me elementë të pakënaqur dhe të prekur nga reformat e pushtetit dhe ka qenë një nga eksponentët e Ballit Kombëtra të Qarkut Vlorë" |
| Dënimi: | 3 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 422 |
| Data e Vendimit: | 31/7/1947 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Elbasanit |
Lindi në Vlorë, në vitin 1916. Me vendim nr. 422, datë 31 korrik 1947, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi "armik të popullit", se "gjatë okupacionit ka marrë pjesë aktive me Ballin Kombëtar", se "pas çlirimit ka mbajtur lidhje me elementë të pakënaqur dhe të prekur nga reformat e pushtetit dhe ka qenë një nga eksponentët e Ballit Kombëtra të Qarkut Vlorë" dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie me punë të detyruar, si dhe humbjen e të drejtave civile për dy vjet kohë. Me vendim nr. 28, datë 9 dhjetor 1947, Gjykata e Lartë ia zbriti dënimin në dy vjet heqje lirie me punë të detyruar.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 329
