Maksut Xhumaka | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Maksut Xhumaka |
Vendlindja: | Tiranë |
Vendbanimi: | Tiranë |
Thirrej "Babushi".
Në librin "Arratisja", botim i ISKK, Ylli Tabaku, shkruan për Maksutin që ishte me origjinë nga Çamëria, nga Margëlliçi, por lindur rritur në Tiranë. Ai kishte qenë xhenerik në parkun e kamionëve, kishte shërbyer 3 vjet në kufi dhe ishte arratisur në Greqi. Atje, dy agjentë të Sigurimit i kishin thënë të kthehej në Shqipëri se do i vrisnin mamanë, e cila e kishte rritur jetim. Ai ishte kthyer. Megjithëse i kishin thënë se nuk do kishte pasoja, e dënuan me 20 vjet burg.
Gjatë dënimit, kur punonte në kampin e Fushë-Krujës, në vitin 1966, tentoi të arratisej me Ylli Tabakun duke çarë portën e rrethimit me tela me një makinë që e rrëmbyen në kamp. Kapen nga fshatarët e kodrave të Fushë-Krujës dhe oficerët e armatosur dhe risillen në kamp ku u torturuan. I mbajtën një muaj e gjysmë të izoluar dhe më pas i ridënuan. Në bashkim të dënimeve, gjykata vendosi 12 vjet burgim për secilin.