| Maksut Kalemaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Maksut Kalemaj |
| Atësia: | Mustafa |
| Vendlindja: | Vlorë |
| Datëlindja: | 1921 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës |
| Gjyqi i dytë | |
| Akuza: | Tentativë për arratisje |
| Dënimi: | 22 vjet Burg |
| Prokurori: | Rako Caci |
| Vendimi: | nr. 62 |
| Data e Vendimit: | 23/11/1954 |
| Gjykatësi: | Bektash Ismaili |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake Territoriale Gjirokastër me veprim në Vlorë |
U lind më 1921, në Vlorë. Ishte duke vuajtur dënimin në kampin Nr.2 Shtyllas, të Fierit, ku të burgosurit hapnin kanale për kullimin e ujërave. Bashkë me disa shokë, hapën një tunel për t'u arratisur, por u zbuluan. Më 23 nëntor 1954, me vendim nr. 62, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për "krimin e tentativës për arratisje" dhe e dënoi me 22 vjet burg.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 125
Burimi: https://kujto.al/1954-perpjekja-per-tu-arratisur-nga-kampi-nr-2-shtyllas/
