| Makensen Bungo | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Makensen Bungo |
| Vendlindja: | Elbasan |
| Datëlindja: | 14/4/1926 |
| Profesioni: | Mësues, shkrimtar |
| Datë Vdekja: | 15/9/2018 |
| Vënd Vdekja: | New York |
| Arsyeja e Vdekjes: | Vdekje natyrore |
| Rrethanat e Vdekjes: | I Lire |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 1946 |
| Akuza: | «Krime kundër shtetit» |
| Dënimi: | 5 vjet Burg |
| Vendimi: | 12 Tetor 1946, Gjykata Ushtarake e Elbasanit |
Lindi më 14 prill të vitit 1926, në Elbasan. Kreu shkollën Normale të këtij qyteti dhe Institutin e Lartë Pedagogjik, Fakultetin Gjuhë-Letërsi. U arrestua në vitin 1946 dhe më 12 tetor të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor për «krime kundër shtetit» dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie, humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë dhe konfiskimin e pasurisë. Dhe më 26 shkurt të vitit 1947, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Qendrës Elbasan urdhëroi sekuestrimin e gjithë pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme. Është bashkëvuajtës i shkrimtarit Et'hem Haxhiademi, në burgun e Burrelit. U lirua në vitin 1950. Punoi si mësues në disa zona të thella, pasi doli nga burgu. Me rënien e regjimit komunist, botoi disa vepra.
