| Luto Nukaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Luto Nukaj |
| Atësia: | Qazim |
| Datëlindja: | 1937 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 2/9/1952 |
| Akuza: | për faje penale kundra popullit e shtetit |
| Dënimi: | 6 muaj Burg |
| Data e Vendimit: | 20/11/1952 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake Territoriale e Durrësi |
Dënuar në moshën 15-vjeçare, për arsye se grisi fotografinë e Stalinit dhe u tha shokëve të grisnin fotografinë e Hoxhës. U dënua fillimisht me 1 vit burg, por duke pasur parasysh veprën dhe moshën e tij të vogël, Gjykata Ushtarake Territoriale e Durrësit e dënon me 6 muaj burg. Ky vendim mori formë të prerë me vendimin 24, datë 9.1.1953 të Kolegjit Ushtarak të Gjykatës së Lartë.
