| Lutfie Omari | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Lutfie Omari |
| Vendlindja: | Shkodër |
| Datë Vdekja: | 1989 |
| Vënd Vdekja: | Shkodër |
| Gjyqi | |
| Dënimi: | 1 vit Burg |
| Internimi | |
| Vendi i internimit: | Kampi i Beratit |
Bashkëshortja e Shaqir Omarit. Lindi në Shkodër. Pas dënimit të të shoqit me vdekje (në mungesë), më 1945 e nxorrën nga shtëpia dhe i sekuestruan pasurinë. Më vonë u arrestua dhe bëri një vit burg. Pas lirimit, u internua në Berat. Pas arrestimit të të shoqit, u kthye në Shkodër, ku dhe vdiq më 1989.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 148.
