| Lulë Progri | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Lulë Progri |
| Atësia: | Zef |
| Vendlindja: | Tropojë |
| Datëlindja: | 3/8/1920 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 30/3/1948 |
| Fundi i Internimit: | 20/10/1956 |
| Akuza: | "Motive politike" |
Lindi në Tropojë, më 3 gusht 1920. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 23, datë 22 maj 1993, vendosi njohjen e kohës së internimit nga rrethi B. Curri, në rrethin Berat - Tepelenë, prej datës 30 mars 1948, deri më 20 tetor 1956, për çështje politike për shtetasin Lulë Zef Progri.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 386
