U internua në vitin 1948, nga Tropoja në kampin e Beratit, pasi bashkëshorti i saj, Zef Deli Lekndreaj, ishte arratisur në ish-Jugosllavi si kundërshtar i regjimit komunist.
Në kohën e internimit, Lulë Neçaj Lekndreaj kishte një vajzë 3-vjeçe, Zojën dhe ishte në pritje të një fëmije tjetër. Vajza e dytë, Pashka lindi në Berat, por ndërroi jetë kur ishte 7-muajshe, në kampin e Tepelenës, ku i internuan më pas.
Pas mbylljes së kampit të Tepelenës, Lulë Lekndreaj dhe e bija, Zoja u internuan në Myzeqe, në fshatin Savër të Lushnjës.
Burimi: Dhimbje V-Kalvari i fëmijëve në kampet e përqendrimit komunist, Fatbardha Saraçi Mulleti, FIORENTIA, Shkodër, 2023
