Lulash Bushgjoka | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Lulash Bushgjoka |
Vendlindja: | Tropojë |
Datëlindja: | 11/5/1958 |
Gjyqi | |
Akuza: | «Tradhëti ndaj atdheut» |
Dënimi: | 9 vjet Burg |
Vendimi: | 10 prill 1979, Gjykata e Qarkut të Kukësit |
Lindi më 11 maj të vitit 1958, në Tropojë. Më 10 prill 1979, Gjykata e Qarkut të Kukësit e deklaroi fajtor për «krimin e tradhëtisë ndaj atdheut» dhe e dënoi me 9 vjet heqje lirie (dënim i kombinuar) dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Mori pjesë në revoltën e Qafë-Barit dhe pas saj, u hoq nga ai burg.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 22.