| Lukë Lleshi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Lukë Lleshi |
| Vendlindja: | Fishtë, Lezhë |
| Vendbanimi: | Lezhë |
| Datëlindja: | 1920 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 25/1/1952 |
| Akuza: | "Lidhjet që ka patur me një grup të organizuar kundër shtetit" |
| Dënimi: | 12 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 117 |
| Data e Vendimit: | 27/6/1952 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Shkodrës |
Lindi në vitin 1920, në Fishtë të Lezhës. U arrestua më 25 janar 1952, dhe me vendim nr. 117, datë 27 qershor 1952, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për "lidhjet që ka patur me një grup të organizuar kundër shtetit" dhe e dënoi me 12 vjet heqje lirie dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 144
