| Luigj Miri | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Luigj Miri |
| Atësia: | Gjekë |
| Vendlindja: | Krujë |
| Datëlindja: | 1939 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Tradhëti ndaj atdheut, agjitacion e propagandë" |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 195 |
| Data e Vendimit: | 29/12/1958 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
| Gjyqi i dytë | |
| Data e Arrestimit: | 1979 |
| Akuza: | "Agjitacion e propagandë kundër shtetit", |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Gjykata: | Gjykata e Rrethit të Krujës |
Lindi në Krujë, në vitin 1939. Të atin e kishte të arratisur dhe kishte mbetur jetim nga nëna që në moshë të vogël. U internua me motrën, gjyshërit dhe të afërm të familjes së të atit, në rrethin e Beratit, kur ishte ende fëmijë.
Më pas, provon edhe dënimet me burg.
Me vendim nr. 195, datë 29 dhjetor 1958, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut" dhe për "agjitacion e propagandë" dhe e dënoi me 20 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave për 5 vjet kohë. Kreu 12 vite burg.
U arrestua sërish më 1979 dhe më 14 qershor të po atij vitit, Gjykata e Rrethit të Krujës (me vendim nr. 48,) e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë kundër shtetit", dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe humbjen e të drejtës së zgjedhjes për 5 vjet kohë.
