Luigj Lorja | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Luigj Lorja |
Atësia: | Mati |
Vendlindja: | Bërdicë e Madhe, Shkodër |
Vendbanimi: | Shkodër |
Datëlindja: | 1933 |
Gjyqi | |
Akuza: | "Tentativë arratisjejeje" |
Dënimi: | 10 vjet Burg |
Vendimi: | Nr. 6 |
Data e Vendimit: | 27/7/1958 |
Gjykata: | Gjykata e Lartë Ushtarake |
Lindi më 1933, në Bërdicë të Madhe, Shkodër. Më 27 korrik 1958, me vendim nr. 6, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor për "tentativë arratisjejeje" dhe e dënoi me 10 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë.
Është i biri i Matis dhe Lulës. I ati, Matia ka qenë dënuar me 30- vite heqje lirie dhe ka vdekur në burg. "Rastësisht" te ura e Bahçallëkut e takon një shok dhe i thotë se do të arratiset në Jugosllavi përmes lumit Buna. Nisja do të bëhej me lundër nga fshati Kosmaç. Luigji, djalë i shkathët, beqar që këndonte e i binte fizarmonikës, nuk pranoi duke u justifikuar se nënën e vé e kishte plakë dhe një vëlla të sëmurë me epilepsi. Vëllai i madh ishte i ndarë e kishte 10 fëmijë, kështu që nuk kishte kush të kujdesej për ta. "Shokun", në tentativë arratisjeje, e kapin dhe e burgosin. Në hetuesi denoncon Luigjin, se e ka ditur që do të arratisej. Luigjin e prangosin dhe e dënojnë jo për mosdenoncim, por për tentativë arratisjeje.
Sot, Luigj Lorja, gjendet në ShBA bashkë me familjen.