| Luftar Protoduari | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Luftar Protoduari |
| Atësia: | Sako |
| Vendlindja: | Poshnje, Berat |
| Vendbanimi: | Poshnje, Berat |
| Datëlindja: | 1952 |
| Datë Vdekja: | 1978 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 1977 |
| I Torturuar: | Po |
| Akuza: | "Anëtar i grupit që do të hidhte në erë kombinatin e tekstileve" |
| Hetuesi: | Bujar Imshi |
| Prokurori: | Qemal Lame |
| Gjykatësi: | Ali Zanko |
| Ekzekutimi | |
| Akuza: | "Tradhëti ndaj atdheut dhe agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" |
| Vendimi: | Nr. 1, |
| Data Ekzekutimit: | 1978 |
Lindi më 1952, në Poshnje të Beratit. U arrestua në vitin 1977, bashkë me Riza Hazizin, Ushtar Çobon dhe Muharrem Protoduarin, si anëtar i një «grupi që do të hidhte në erë kombinatin e tekstileve». Pas thuajse një vit hetuesie, më 7 janar 1978, me vendim nr. 1, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Beratit, e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut dhe agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim.
Iu gjetën eshtrat në Vodicë të Beratit në varrezën masive në anë të lumit Osum në mes të shkurreve.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 389
