Nga fshati Rërëz i Beratit. Në maj 1967, Luftari pushohet nga puna dhe i kërkohet të punojë në kooperativë bujqësore. Në këto rrethana, përgatitet të arratiset me Ilia Thereskën, ish-i burgosur politik, që kolektivi e trajtonte keq, me të cilin punonte në Ndërmarrjen Shtetërore të Ndërtimit para se të pushohej nga puna.

Mundën të arratisen më 13.6.1967 nga Rrethi i Kukësit në Jugosllavi, por katër ditë më vonë, me kërkesë të organeve shqiptare dhe këmbënguljes së tyre, autoritetet jugosllave i kthyen në postën kufitare të Morinës.

Gjykata e Qarkut Vlorë, Dega Berat, e drejtuar nga Lavdosh Zotaj, me pjesëmarrjen e prokurorit Irakli Puka, me vendimin nr.8, datë 6.10.1967 i deklaroi fajtorë.  U dënua me 20 vjet burg.

 

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.