Luçie Saraçi | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Luçie Saraçi |
Atësia: | Enrik |
Datëlindja: | 1908 |
Datë Vdekja: | 27/12/1995 |
Internimi | |
Data e Internimit: | 27/12/1946 |
Fundi i Internimit: | 1948 |
Vendi i internimit: | Kampi i Beratit |
Më 27 dhjetor 1946 e internojnë bashkë me dy fëmijët nga Shkodra në Berat dhe më pas në Kuçovë, Shijak dhe Valias sepse bashkëshorti i saj, Ludovik Saraçi, kishte dalë ilegal në malet e Mirditës kundër regjimit komunist.
E lirojnë nga internimi, kur vritet bashkëshorti më 1948 dhe kthehet në Shkodër bashkë me fëmijët. Pasuria iu ishte sekuestruar. Luçia bën punë të ndryshme si rrobaqepëse, punonjëse spitali, punonjëse në ndërmarrjen pyjore etj.. deri në daljen në pension. Djemve të saj nuk iu dha e drejta e arsimimit.
Burimi: Kalvari i grave në burgjet e komunizmit, Fatbardha Saraçi Mulleti, ISKK