Luc Ndou | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Luc Ndou |
Vendlindja: | Dukagjin |
Datëlindja: | 1915 |
Gjyqi | |
Akuza: | "Strehim e furnizim të diversantëve, agjitacion e propagandë" |
Dënimi: | 22 vjet Burg |
Vendimi: | Nr. 254 |
Data e Vendimit: | 29/7/1951 |
Gjykata: | Gjykata Ushtarake Territoriale |
Lindi në Dukagjin, në vitin 1915. U arrestua më 29 korrik 1951, dhe me vendim nr. 254, datë 27 dhjetor 1951, Gjykata Ushtarake Territoriale e deklaroi fajtor për "strehim e furnizim të diversantëve", për "agjitacion e propagandë" dhe për "përgatitje për t’u arratisur", dhe e dënoi me 12 vjet burg dhe humbjen e të drejtave për 3 vjet kohë. U arrestua sërish më 1981 dhe, me vendim nr. 154, datë 17 korrik 1981, Gjykata e Rrethit të Shkodrës e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë kundër shtetit", dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, 5 vjet internim dhe humbjen e të drejtës së zgjedhjes për 5 vjet kohë.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2016), 41