| Luan Koka | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Luan Koka |
| Vendlindja: | Vlorë |
| Datëlindja: | 1935 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | “Tradhëti ndaj atdheut“ |
| Dënimi: | 25 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 5 |
| Data e Vendimit: | 25/01/1961 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës |
| Data e Vendimit: | 24/05/1973 |
Lindi më 1935, ne Vlorë. Më 25 janar 1961, me vendim nr. 5, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor "për krimin e tradhtisë ndaj atdheut" dhe e dënoi me 25 vjet burg, konfiskimin e pasurisë, humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet. Realisht u dënua se nuk denoncoi kushëririn e tij të arratisur, E. Çela. Në burgun e Spaçit u ridënua përsëri më 24 maj 1973 sepse u përfshi në revoltën e të burgosurve. Kreu 28 vite e 8 muaj burg derisa u lirua me ardhjen e demokracisë.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 248
