Lindi më 28 prill të vitit 1937, në fshatin Psar i Zi të Kolonjës. U arrestua më 2.12.1968, ndërsa ishte i internuar në Libofshë të Fierit.

E akuzuan për agjitacion e propagandë, përhapjen e sekretit shtetëror dhe largim pa leje nga internimi.

Më 2 qershor 1969, Gjykata e Fierit e dënoi me 12 vjet heqje lirie për «agjitacion e propagandë».

Gjatë revoltës së të burgosurve të Spaçit (21-23 maj 1973), ngriti flamurin kombëtar pa yllin komunist. Një ditë pas shtypjes së revoltës, më 24 maj 1973, Gjykata e Lartë e dënoi edhe me 25 vjet heqje lirie, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë si «pjesëmarrës në organizatë kundër pushtetit popullor» dhe «agjitacion e propagandë».

Kaloi në burg 22 vjet, 2 muaj, 4 ditë pa ndërprerje.

 

Burimi: AISK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 292.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.