| Lorenc Rasha | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Lorenc Rasha |
| Atësia: | Ndrek |
| Vendlindja: | Shkodër |
| Vendbanimi: | Tirane1 |
| Datëlindja: | 1900 |
| Datë Vdekja: | 1944 |
| Vënd Vdekja: | Paraspur, Tiranë |
| Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
Lindi në 1900 në Shkodër. Ishte diplomuar në Insbruk, Austri dhe mbante titullin Doktor në Linguistikë. Ka qenë drejtor i gjimnazit të Shkodrës dhe drejtor i gjimnazit të Tiranës, tek është sot gjimnazi “Qemal Stafa”.
Merr pjesë në Konferencën e Pezës, ku mendohet të ketë mbajtur një fjalim në kundërshtim me idetë e Enver Hoxhës. U pushkatua pa gjyq në vitin 1944 rrëzë Dajtit dhe u la i pavarrosur. Një banor i zonës që e njihte dhe e respektonte "doktorin" e mori trupin dhe e varrosi në oborrin e shtëpisë. Ia tregoi të fshehtën disa vite më vonë të bijës së doktorit, akrobates Vitore Rasha Sallaku, e cila mban titullin "Mjeshtre e Madhe",e cila i mori eshtrat e të atit në vitin 1994.
