Lindi më 26 shkurt 1900, në fshatin Aliko të Sarandës. U arrestua më 6 shkurt 1946. Me vendim nr. 25, datë 1 korrik 1946, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi «armik të popullit, sepse gjatë luftës ka bashkëpunuar me kriminelët dhe armiqtë e popullit në arrati, si Thimo Loli e te tjerë, ka marrë pjesë në luftime kundër Ushtrisë Nacional-Çlirimtare së bashku me ballistët e gjermanët, është lidhur me agjentët e spiunazhit grek, duke zhvilluar një veprimtari të gjatë spiunazhi, i ka dhënë armikut informata», dhe ndaj e dënoi me 30 vjet burg, humbjen e të drejtave politike baraz me kohën e dënimit dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 205
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.