| Lluka Prifti | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Lluka Prifti |
| Vendlindja: | Piqeras, Sarandë |
| Datëlindja: | 1923 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 16/1/1946 |
| Akuza: | "Armik të popullit, sepse ka strehuar të arratisur, si përgjegjës rinie, ka përhapur parulla helmonjëse, mbante lidhje me vëllain e arratisur e të tjerë, ka kryer veprime spiunazhi në dëm të atdheut duke kryer detyrën e korrierit" |
| Dënimi: | 2 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 25 |
| Data e Vendimit: | 1/7/1946 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës |
Lindi më 1923, në Piqeras të Sarandës. U arrestua më 16 janar 1946. Me vendim nr. 25, datë 1 korrik 1946, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi «armik të popullit, sepse ka strehuar të arratisur, si përgjegjës rinie, ka përhapur parulla helmonjëse, mbante lidhje me vëllain e arratisur e të tjerë, ka kryer veprime spiunazhi në dëm të atdheut duke kryer detyrën e korrierit», dhe për këto arsye e dënoi me 2 vjet burg dhe humbjen e të drejtave politike baraz me kohën e dënimit.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 377
