| Llesh Preka | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Llesh Preka |
| Vendlindja: | Brojë, Malësi e Madhe |
| Datëlindja: | 1890 |
| Datë Vdekja: | 11/1946 |
| Ekzekutimi | |
| Akuza: | "Motive politike" |
| Data Ekzekutimit: | 11/1946 |
Lindi më 1890, në Brojë të Malësisë Madhe. Më 21 tetor 1992, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi të njohë faktin e vrasjes së tij pa gjyq për motive politike, në nëntor të vitit 1946.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 350
