Llesh Melyshi | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Llesh Melyshi |
Atësia: | Gjon |
Vendlindja: | Mirditë |
Vendbanimi: | Mirdite |
Datëlindja: | 12/5/1893 |
Datë Vdekja: | 17/8/1949 |
Ekzekutimi | |
Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
Akuza: | "Bashkëpunim me kriminelët dhe të arratisurit" |
Data Ekzekutimit: | 17/8/1949 |
Lindi më 12 tetor 1893, në Mirditë. U internua për motive politike. Me vendim nr. 27, datë 18 janar 1994, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi i Mirditës në rrethet e Lezhës, Kuçovës dhe të Beratit, prej shkurtit të vitit 1946 deri në korrik 1948.U arrestua më 1949, pas vrasjes së Bardhok Bibës, dhe me vendim nr. 98, datë 16 gusht të vitit 1949, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e deklaroi fajtor për "bashkëpunim me kriminelët dhe të arratisurit" dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim, si dhe humbjen e përhershme të të drejtave. U pushkatua të nesërmen, më 17 gusht 1949, në Malaj të Mirditës
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 335