| Llazi Mato | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Llazi Mato |
| Atësia: | Dhori |
| Vendlindja: | Pogradec |
| Vendbanimi: | Pogradec |
| Datëlindja: | 1929 |
| Datë Vdekja: | 5/7/1979 |
| Ekzekutimi | |
| Akuza: | "Tradhëti ndaj atdheut në formën e spiunazhit, agjitacion e propagandë kundër shtetit të diktaturës" |
| Gjykata: | Gjykata e Lartë |
| Vendimi: | Nr. 6 |
| Data Ekzekutimit: | 5/7/1979 |
Lindi në Pogradec, në vitin 1929. Me vendim nr. 6, datë 5 korrik 1979, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut në formën e spiunazhit" dhe për "agjitacion e propagandë kundër shtetit të diktaturës" dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim, dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 245
