| Llazar Papapostoli | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Llazar Papapostoli |
| Vendlindja: | Ziçisht, Devoll |
| Datëlindja: | 1915 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 23/1/1946 |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Gjykata: | Gjykata e Lartë Ushtarake |
Anëtar i Bashkimit Demokratik Shqiptar. Lindi në fshatin Ziçisht të Devollit, më 1915. Studimet e larta i kreu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku, më vonë, shërbeu në forcat e armatosura amerikane, pranë Zyrës Strategjike të Ballkanit. Në fund të tetorit 1944 u kthye në Shqipëri. Aty nga fundi i vitit 1945 filloi punë në UNRRA. U arrestua më 23 janar 1946. Në gjyqin që u zhvillua mes 17 qershorit e 2 korrikut 1946 kundër anëtarëve të Bashkimit Demokratik Shqiptar, Gjykata e Lartë Ushtarake e dënoi me 10 vjet burg, punë të detyrueshme, humbjen e të drejtave civile e politike baraz me kohën e dënimit, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 217.
