Liri Belishova | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Liri Belishova |
Vendlindja: | Belishovë ,Mallakastër |
Datëlindja: | 1923 |
Internimi | |
Vendi i internimit: | Reparti nr.327 Gjirokastër |
Një nga drejtueset kryesore të PKSH-së, anëtare e Byrosë Politike dhe e Komitetit Qendror të PPSH-së.Lindi më 1923, në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Pas themelimit të PPSH-së, u caktua në detyra të rëndësishme drejtuese. Më 1948 u zgjodh anëtare e Komitetit Qen-dror të PPSH-së, si dhe anëtare e Byrosë Politike të saj. Nga qershori i vitit 1954 deri më 1960 pasoi Josif Pashkon në postin e sekretarit të Komitetit Qendror. Në gjithë këtë kohë ushtroi dhe funksionet e sekretarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor (1958-1961). Më 9 shtator 1960, pas një denoncimi të Hysni Kapos, u përjashtua nga partia si përfaqësuese «e krahut prosovjetik dhe revizionist në PPSH». U internua, fillimisht në Gjirokastër dhe më pas në Cërrik, ku qëndroi për gati 21 vjet.