Lindi në Bercullë, më 15 mars 1895. Në zbatim të Ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, të Ligjit nr. 7660, datë 14 janar 1992, si dhe të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, komisioni i ngritur për vërtetimin e vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq në mbledhjen e datës 4 janar 1994, vendosi vërtetimin e faktit të vuajtjes së dënimit për «motive politike» nga ish i dënuari Linë Jak Pali nga data 10 shkurt 1945 deri në datën 10 prill 1946.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2015), 177
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.