Lindi në Babul, Greqi, në vitin 1907. Me vendim nr. 116, datë 20 tetor 1951, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për "tentativë arratisjeje në Greqi" dhe për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me 8 vjet privim lirie me punë të detyrueshme, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet kohë. Me vendim nr. 2, datë 5 janar 1952, Gjykata e Lartë ka vendosur ndryshimin e këtij vendimi, duke e dënuar me 6 vjet privim lirie, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Me vendim nr. 2, datë 5 janar 1952, është dënuar për "tentativë arratisjeje dhe për agjitacion e propagandë", me 3 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet kohë. Me vendim nr. 17, datë 7 maj 1959, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit", dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, duke i filluar vuajtja e dënimit nga data e arrestimit më 27 shtator të vitit 1958. U arrestua më 1 tetor 1971, dhe me vendim nr. 46, datë 3 dhjetor 1971, Gjykata e Rrethit të Gjirokastrës e dënoi për krimin " agjitacion e propagandës kundër shtetit", me 7 vjet heqje lirie.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 216
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.