| Leonard Ravelli | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Leonard Ravelli |
| Vendlindja: | Barç, Korçë |
| Datë Vdekja: | 18/7/1990 |
Rreth orës 3.00 të datës 18.7.1990 tentuan të kalojnë kufirin në postën kufitare Ponçarë, Osman Xhakolli 24 vjeç dhe Leonard (Nardi) Ravelli 17 vjeç, të dy nga fshati Barç i Korçës. Pikasja u bë pasi dha sinjal pengesa elektrosinjalizuese, rreth 300 metra nga posta. Njësiti qëlloi në drejtim të tyre duke i plagosur rëndë që të dy. Gjatë rrugës për në spitalin e Bilishtit, Osmani vdiq ndërsa Leonardi vdiq pas disa ditësh. Kufoma e Osmanit ju dorëzua familjarëve.
Burimi: Kastriot Dervishi, Vrasjet në kufi në vitin 1990 (Tiranë: ISKK, 2015)
