Lekë Shyti | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Lekë Shyti |
Atësia: | Gjon |
Vendbanimi: | Shkodër |
Datëlindja: | 18/7/1932 |
Internimi | |
Data e Internimit: | 31/12/1949 |
Fundi i Internimit: | 31/12/1951 |
Lloji i Kampit: | Kampe perqendrimi me tela me gjemba |
Vendi i internimit: | Kampi i Tepelenës - nga viti 1949 ne vitin 1951 |
I biri i Gjon Shyti Jubanit, i cili nga patriot i Rilindjes u cilësua si armik nga regjimi komunist. Armik u quajt edhe vëllai i madh i Lekës, Ndoc Shyti, polic në kohën e Mbretërisë, antikomunist, që u arratis para se komunistët të vinin në pushtet. Për këto arsye, familja u internua në Tepelenë.
Më pas, Leka që kishte studiuar në shkollën e jezuitëve, fillon punë si mësues në fshatrat e thella të Mirditës. Kthehet pranë familjes kur mëson që kishin arrestuar vëllanë e tij, Kolën, por e arrestojnë dhe atë dhe e mbajnë gjashtë muaj në burg. Më pas ka punuar në uzinën metalike të Shkodrës.