Lindi në Himarë, në vitin 1940. Me vendim nr. 58, datë 27 prill 1961, Gjykata Ushtarake Tiranë e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 12 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë (pjesën e tij), si dhe heqjen e të drejtës elektorale për 2 vjet kohë. Gjykata e Lartë (Kolegji Ushtarak) me vendim nr. 55, datë 29 qershor 1961 vendosi ndryshimin e vendimit të Gjykatës Ushtarake Tiranë duke e dënuar me 5 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet kohë. U arrestua më 2 gusht 1960 dhe u amnistua me drekret nr. 3603, datë 23 nëntor 1962 të Presidiumit të Kuvendit Popullor.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2015), 205
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.